E FUNDIT/ “Shqipëria të fitojë, me mua ose pa mua”! Marash Kumbulla është leksion: Liderin ta bëjnë të tjerët para meje…

Marash Kumbulla ka folur në konferencën për shtyp përpara dy takimeve të radhës që do të ketë Shqipëria në Ligën e Kombeve. Mbrojtësi i Romës ka treguar një leksion të madh teksa është shprehur se primare është vetëm fitorja e kuqezinjëve. Kur bëhet fjalë për liderin në fushën e lojës, Kumbulla e di fare mirë se kjo përgjegjësi i takon lojtarëve që janë më të vjetër.

“Kalimi te Roma ishte me rëndësi pasi shkova në një klub me histori në Itali. Pastaj vij këtu në Kombëtare me kënaqësi. Zgjedhjet i bënë trajneri dhe vendos më të mirët. Nuk mbrohet vetëm me tre mbrojtës, por me gjithë ekipin. Prandaj unë nuk e shoh te Kombëtarja si problem të mbrojtjes. Unë tani nuk e di nëse do të jem titullar apo jo te Shqipëria.

Por me rëndësi është që Kombëtarja të luaj mirë dhe të fitoj, me mua ose pa mua. Unë jam mbrojtësi më i ri këtu dhe lideri nuk më takon mua që ta bëj, por ta bëj Dërmaku, Gjimshiti dhe të tjerët. Ndërrova bluzen me Chiellinin pas ndeshjes me Juventusin pasi është idhulli im. Më tha se ndihej i plakur dhe më përgëzoj për zgjedhjen”, tha Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online