Stiven Shpendi hodhi hapin më të madh në karrierë. Pas një super sezoni te Cezena, sulmuesi i Shqipërisë U-21 firmosi me Empolin në Serinë A. Nga krahu tjetër, trajneri i Empolit, Zaneti, e ka pritur mes fjalëve të mëdha dhe vlerësimeve më të mira për të.
“E vetmja gjë që më shqetëson te Shpendi janë pritshmëritë. Kemi bërë një investim të rëndësishëm. Shpendi kombinon shpejtësinë e jashtëzakonshme me teknikën e shkëlqyer, ka një vullnet dhe uri që rrallë shihet. Ka një përulësi të pabesueshme jashtë fushës dhe “paturpësi” në fushë. Shoh Baldanzin tek ai”, tha Zaneti. /Sport Ekspres/