Bayern Munchen fitoi në shifrat 9-2 kundër Dinamo Zagreb. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Champions League, ndërsa në këtë rezultat, Harry Kane dha kontributin e tij me 4 gola të shënuar. Menjëherë pas ndeshjes, sulmuesi tregoi mentalitetin gjerman.
“Trajneri na tha që duhet të jemi të pamëshirshëm dhe këtë bëmë. Kur shënuam golin e nënte, donim dhe një ose dy gola të tjerë. Ky është mentaliteti ynë, do të ketë ndeshje të vështira, por ne duam të fitojmë. Nuk e nisëm mirë pjesën e dytë, por mësuam dhe reagimi ishte i mirë. Është fantastike të shënosh të gjithë këto golat”, tha Kane. /Sport Ekspres/