Trajneri Tuchel është padyshim një nga më të mirët në Europë dhe të gjitha vlerat e tij i dëshmoi në sezonin e shkuar te Chelsea. Shumë pak kohë i është nevojitur te londinezët për t’u kurorëzuar me fitimin e “Champions League”.
Por akoma më e veçantë ishte mënyra sesi u shkarkua ky trajner nga PSG. Gjatë një interviste të dhënë për mediat, mes vërtetësisë dhe sinqeritetit të madh Tuchel do të shprehej se nuk e kuptonte detyrën e tij të trajnerit te PSG pasi kishte në dispozicion më të mirët.
Kaq mjaftoi që drejtuesit e klubit francez të nisnin me keqinterpretimet duke e shkarkuar Tuchel, pasi nuk e dinte detyrën që bënte. Vetë tekniku kërkoi që të vendoste sërish fjalët në kontekstin e duhur, por nuk kishte prapakthehu.
Pas zyrtarizimit të Lionel Mesit te PSG për t’iu bashkuar Neymar dhe Mbape, Tuchel ka pasur disa thumbime në distancë, teksa në të njëjtën kohë ishte Chelsea që afroi Lukakun.
“Ne do të provojmë akoma që t’i sjellim të dy, Haland dhe Lukaku. Gjithashtu ne duam që të marrim edhe Leëandoski, si një “10” që rri prapa. Por fatkeqësisht që drejtuesit nuk më dëgjuan mua”, ka thënë Tuchel. /Sport Ekspres/