Trajneri më i pafat në botë! Klubi e shkarkon brenda ditës, e pëson nga një postim në vitin 2012

Sandro Grande mund të konsiderohet trajneri më i pafat në botë. Kanadezi u emërua në krye të pankinës së ekipit U23 të Montrealit, por kjo përvojë zgjati vetëm… 15 orë. Klubi e shkarkon pa u plotësuar ende një ditë nga zyrtarizimi i tij, duke kryer një akt të papreçedentë në botën e futbollit.

Shkak për shkarkimin e tij është bërë një postim në rrjetet sociale që daton në vitin 2012. Udhëheqësja e atëherëshme me Quebec-ut, Pauline Marois, u sulmua mbrëmjen e 4 shtatorit të vitit 2012 dhe ky lajm gëzoi Sandro Granden. Ky i fundit do të shprehej asokohe se i vetmi gabim i agre.sorit ishte që nuk goditi në shënjestër. Por ky koment i kthehet si boomerang vite e vite më vonë, teksa klubi i Montrealit ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku njofton ndërprerjen e kontratës me 48-vjeçarin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online