Nga Xhevdet Zekaj/ Meskiniteti i fletushkës përballë rrezatimit europian të FSHF-së

Nga: Prof.Dr.Xhevdet Zekaj

Fletushka e vetme sportive që ka mbetur në vend e nxori sërish kokën sot, teksa me ironinë e saj të shplarë gazetareske i konsideronte kombëtaret me fytyrën e Dukës. Pra, takimin prezantues dhe bashkëpunues të Sylvinho, trajnerit të ri të kombëtares kuqezi, me kolegët e të gjitha moshave, e përqeshnin. Mesa duket nuk e dinë, ose bëjnë sikur, se federata e drejtuar nga Duka nuk është si fletushka, as si resorti pa leje, i rrafshuar nga autoritetet. FSHF nuk merr asnjë qindarkë nga taksat e shqiptarëve, nuk ka vizionin mjeran tuajin për t’i thënë të bardhës të zezë dhe anasjelltas.

Duka nuk i përdor kombëtaret për të “reklamuar” djalin e tij, sikurse bëni ju me “talentin e shekullit” në faqe të parë të fletushkës, vetëm se fiton ndonjë ndeshje në garat amatore 5×5 apo 6×6. E thënë ndryshe, federata e Dukës është institucion prestigjioz, me profesionalizëm të lartë në burime njerëzore, ndërsa fletushka juaj është një pacavure, ku vetëm deontologjia e profesionit të gazetarit nuk zbatohet e respektohet kurrë. Ju kërkoni njollën e zezë mbi pikën e bardhë në cdo hap të FSHF-së, sepse jeni të vegjël, meskinë, i paguheni “prurësit më të parë”, si inceratorëve dhe atij me “bole hekuri”. Duka është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, flet puna dhe statura e tij që i ka kaluar kufijtë kombëtarë, nuk ka nevojë për “freskun” tuaj.

Nuk ju llogarit fare, madje kjo është aq e vërtetë sa kryelajmësin e fletushkës suaj e lejonte të bilbiloste si të donte te Super Sporti, në rolin e “specialistit” të madh. FSHF e Dukës rrezaton progres, punë të palodhur në infrastrukturë, reformin garash të futbollit për meshkuj e femrave, jo vetëm të futbollit të madh (11×11), ndërsa pronari juaj është zhytyr në borxhe e kredira deri në fyt. Një antitezë e vërtetë për të treguar se sa “vite-dritë” është hendeku profesional e njerëzor mes lidershipit të futbollit shqiptar dhe fletushkës suaj.

FSHF nuk hap sytë nga shteti, si federatat e tjera, por mbahet vetë, fiton projekte ambicioze nga FIFA dhe UEFA. Futbolli i jep pa fund para shtetit shqiptar përmes taksash të paguara, nuk merr asnjë qindarkë prej tij. Shihni pak nga federata e tjera, apo edhe KOKSH-i, që marrin shuma të konsiderueshme prej shtetit, vetëm se janë zgjatime të ekzekutivit. FSHF-ja e Dukës nuk është si pararendëset e veta nën shkallët e “Qemal Stafës”, ku vinte era bajgë dhe shurrë, por mund të krahasohet me institucione moderne europiane. Nuk është një “resort pa leje”, por institucion për t’u krenuar me të si shqiptarë. Gjëja më e mirë në kësi rastesh, kur jeni vetë të zhytur deri në fyt, është të heshtni, ndryshe vetëdemaskoheni për paligjshmërinë, evazionin e shkelje të tjera të pronarit tuaj.

FSHF nuk është si KOKSH, që i merr 5 milionë euro shtetit, pra taksa të shqiptarëve, vetëm për të kënaqur ish-deputetë. Me këto 5 milionë euro do t’iu ishin rritur pensionet moshës së tretë me nga 50 euro në muaj. Por ju nuk merreni me kësi gjërash, sepse shihni “qimen” në sytë e Dukës, por jo “traun” në sytë tuaj. Kjo federatë i merr projektet në Europë, jo nga taksat e shqiptarëve, as të inceratorëve…

Kështu ndodh me njerëzit si ju, që nuk kanë as vizion, as “din e iman”, por lëpijnë kockën që ju afrohet. Vazhdoni sipas asaj shprehjes “gërmo Tare gërmo, se qenin e ngordhur do të gjeni”… Vetë tirazhi juaj, edhe pse të vetëm në treg, e tregon qartë se ku jeni katandisur. Ndërsa Duka dhe FSHF maten me standardet europiane prej vitesh, tashmë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online