Spanja u ndal në një barazim 1-1 kundër Zvicrës në mbrëmjen e djeshme. Sergio Ramos do të gabonte në dy penallti duke krijuar edhe habinë më të madhe, pasi mbrojtësi i Realit të Madridit nuk fal nga 11-metrat distancë. Zvicra po mbahej me të gjitha forcat që të fitonte në këtë ndeshje dhe të qëndronte në fuqi goli i Freuler në minutën e 26. Megjithatë dalja me karton të kuq e Elvedit në minutën e 80, e vështirësoi më tepër situatën te vendasit.
Në minutën e 89 të takimit Moreno barazoi shifrat për ta mbyllur në rezultatin 1-1. E nga gjithë emocioni i përjetuar në ato 90 minuta, trajneri i Spanjës, Luis Enrique, nuk kishte parë një pikë të rëndësishme. I pyetur nga gazetarët mbi ndëshkimin me karton të kuq te Zvicra, fjalët e Enrique që kërkon ndihmë për të kujtuar se kur Zvicra kishte marrë kartonin e kuq krijojnë një komedi më vete. /Sport Ekspres/
Luis Enrique, seleccionador español, se entera en la rueda de prensa de que jugó 17 minutos, 12 de los 90 más 5 de descuento, de que el rival estaba con un jugador menos por expulsión.
Oye,quizá si se hubiera enterado antes, lo había podido aprovechar…
pic.twitter.com/fsygdVZkT8— Yo 13.Tú? (@LadPedja2) November 15, 2020