Kritikat shtohen në Spanjë, mediat tregojnë statistikat e dobëta të Manajt te Barcelona

Rei Manaj do të largohej nga Barcelona në merkaton e verës, por asnjë ofertë nuk bind futbollistin që të merrte një aventurë të re në karrierë. Për këtë arsye qëndroi sërish tek të rinjtë e Barcelonës, ndërsa edhe në këtë sezon të ri nuk po i mungon besimi nga ana e Garcia Pimienta. Por sërish sulmuesi i Shqipërisë nuk ka arritur që të shënojë për të shuar kritikat në Spanjë. Sulmi më i ashpër do të vinte nga një gazetar spanjoll i cili u shpreh se me Manaj në fushë është njësoj si të luash me një lojtar më pak.

Ndërkohë “Mundodeportivo” ka ngritur shqetësimin e mungesës së golit te Barcelona B dhe përgjegjësia bie te Manajn. Në këtë sezon të ri është shënuar vetëm një gol në tre ndeshje, ndërsa në sezonin e shkuar kanë ardhur vetëm 18% e golave nga ana e sulmuesve. Për të vazhduar më tej, Rei ka arritur që të shënojë vetëm dy herë përgjatë gjithë kësaj kohe te Barcelona dhe në një rast bëhej fjalë për 11-metërsh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online