Lewis Hamilton barazoi sot legjendën e “Formula 1”, kur Shumacher e parashikonte në vitin 2008

Hamilton barazoi rekordin e legjendës së padiskutueshme, Michael Shumacher. Anglezi tashmë numëron 7 tituj botërorë, edhe pse është akoma në kulmin e karrierës. I ndihmuar dhe nga mungesa e konkurrencës, Hamilton tashmë vendos veten si më i mirë i historisë, pasi është gjithashtu i pari në renditje për “Pole Position” dhe gara individuale të fituara.

Ditën e sotme, media prestigjoze britanike, BBC ka publikuar një video të rrallë, ku në vitin 2008 Michael Shumacher ishte shprehur se Hamilton mund t’i barazonte rekordin. Ishte vetëm titulli i parë në karrierën e Hamilton, teksa kishte arritur të mposhte konkurencën e Masës vetëm me 1 pikë.

Shumacher-“Unë e vlerësoj shumë, pasi ajo që ai ka bërë në një kohë kaq të shkurtër, të garosh me Alonson, të fitosh titullin. Faktet flasin vet. Jam pak i shqetësuar për faktin se a është më i miri, më i mirë se Masa, sepse nuk mund te flasësh nga jashtë”. Gazetari: A mendoni se një si Luis Hamilton do të barazojë dominimin tuaj me 7 tituj botërorë”?. Shumacher: Absolutisht që mendoj se ai është i aftë. Rekordet janë bërë për tu thyer”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online