Trajneri i Sevijës sqaron çështjen Januzaj, Sampaoli: Nuk do të ketë më shumë hapësira, nuk është përshtatur me lojën

Adnan Januzaj u largua nga Real Socidadi për të hedhur një hap më të rëndësishëm në karrierën e tij. Por lojtarit shqiptar nuk po i ecin gjërat sipas planit. 27-vjeçari u transferua në radhët e Sevijës, ku minutat i ka pasur me pikatore. Në media është përfolur edhe për një largim të tijin nga kjo skuadër.

Sa i përket kësaj çështjeje, trajneri i Sevijës ka thyer heshtjen në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Selta Vigon. Sampaoli e ka bërë të qartë për gazetarët se Januzaj nuk është përshtatur ende me stilin e tij të lojës dhe për këtë arsye nuk do të ketë hapësira të mëdha për momentin.

“Sa i përket situatës së Januzajt, ai është një lojtar me një veçanti që e solli në klub, por ende nuk është përshtatur me stilin e lojës dhe kjo do të thotë se nuk ka një pjesëmarrje më të madhe për momentin”, ka deklaruar Jorge Sampaoli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online