Trajneri i ri i PSG ka vendosur: Rinovimi i Nejmarit është më i rëndësishëm sesa i Mbapes

Ndonëse një vit më parë ylli brazilian, Nejmar Jr, do të shprehej haptazi se ishte i interesuar për tu rikthyer në Barcelonë, duket se tashmë gjërat kanë ndryshuar. Drejtuesit e PSG, duke u bazuar në dëshirën e trajnerit të ri e kanë hequr brazilianin nga lista e transferimeve.

Sfida e kryesisë është të rinovojë me lojtarët kryesorë të ekipit, Nejmar dhe Mbape. Burime pranë klubit kanë deklaruar se trajneri i ri, Poketino ka si prioritet parësor zgjatjen e kontratës së brazilianit, nisur dhe nga fakti që Mbape ka shprehur dëshirën për tu larguar nga klubi parizien./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *