Trajneri i ri i Partizanit e nis keq konferencën e parë, tregon se ku gaboi Mehmeti: Ndryshe nuk do të isha këtu unë…

Giovani Colella e ka nisur në mënyrë të gabuar konferencën e parë për shtyp te Partizani, para nisjes së Superiores. Trajneri italian ka folur që në fillim se ku gaboi Mehmeti në bazë të Supersport, teksa shpeshherë teknikët evitojnë diskutime të tillë për arsye profesionalizmi. Sipas Colellas, Mehmeti nuk arrinte dot që t’i jepte moralin e duhur lojtarëve.

“Kam gjetur një ekip jo me entuziazmin që duhet të kishte, por është një skuadër shumë e mirë. Nëse do të kishte moral të të lartë, nuk do të isha këtu, do të vazhdonte trajneri i mëparshëm.

Sigurisht që ne jemi për të arritur këtë objektiv. Punojmë me objektiva të përcaktuar dhe në fund do të shohim nëse do t’i arrijmë ato. Ky është vullneti ynë.

Diçka mund të ndryshojmë. Deri të shtunën lojtarët nuk e dinë formacionin dhe përderisa nuk e dinë lojtarët, nuk preferoj ta zbuloj. Dua që të parët të jenë ata që do ta marrin vesh formacionin.

Ndeshja e parë është shumë e rëndësishme. Por duhet t’ju kujtoj që në vitin që Partizani u shpall kampion humbi në ndeshjen e parë.

Është e rëndësishme, por jo shumë e rëndësishme. Diçka që edhe mund të garantoj është që skuadra ime do të kërkoj të fitojë gjithmonë”, tha Colella. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online