Masimiliano Alegri do të lërë Juventusin në fundin e këtij sezoni, me bardhezinjtë që kanë nisur kërkimet për trajnerin e ri. Emrat e përfolur kanë qenë të shumtë, që nga Mauricio Sarri e deri tek Antonio Konte.
Gjithsesi, së fundmi ka dalë në skenë një emër i ri dhe surprizë. Bëhet fjalë për Sinisha Mihajloviç. Serbi aktualisht drejton Bolonjën, të cilën e mori në zonën e rënies dhe tashmë gati e ka siguruar mbijetesën në Serie A, duke bërë mjaft mirë.
Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, kontaktet e para kanë nisur mes trajnerit dhe drejtuesve të Juventusit. Sidoqoftë, pas përfundimit të ndeshjes së fundit ndaj Sampdoria, “Zonja e Vjetër”, pritet të vendosë për trajnerin e ri që do të ulet në stol.