Trajneri i ri e tregon sesa larg ka mbërritur Shqipëria në futboll, nuk jemi më vetëm ai vendi dikur afër…Greqisë

Nga Klaudio Ndreca

Më parë Shqipëria ishte një shtet i panjohur në shumë drejtime, po ashtu edhe në futboll. Më së shumti dëgjohej për shqiptarët, por jo për Shqipërinë. Pra në përgjithëse ishte imazhi i keq i lënë nga mediat europiane që raportojnë vazhdimisht për anën e errët tonën. Arritja e Kombëtares në Europianin e Francës ishte mënyra më e mirë për të pastruar sadopak imazhin e krijuar.

Finalja e luajtur për herë të parë në Conference League u soll po ashtu në Tiranë. Është e qartë, ne nuk jemi më vetëm ai vendi i vogël që ndodhet dikur afër Greqisë, përkundrazi, shumë më tepër. Shembulli konkret është edhe trajneri i ri që pritet të zyrtarizohet te Shqipëria. Bëhet fjalë për Sylvinho që si lojtar ka qenë pjesë e Manchester City, Barcelonës dhe Arsenalit. Nga ana tjetër si trajner ka qenë ndihmësi i Mancinit te Interi, ndihmësi i Tites te Brazili dhe ka drejtuar Lionin në 11 ndeshje.

Sigurisht që kjo nënkupton sukses dhe në fund mund të dali histori me fund të trishtë, duke mos e uruar kurrë që kjo të ndodhi. Sigurisht që do të ketë sërish kritika, duke kujtuar se Sylvinho nuk ka shumë përvojë si trajner i parë. Por nga ana tjetër nëse do të ketë një trajner të madh në moshë siç kishim Rejën, do të thuhet se nuk ka uri për karrierë dhe për të ecur përpara me Shqipërinë. Epo, fundja Guardiola dhe Mourinho nuk po e mendojnë ende drejtimin e Shqipërisë si variant, nuk kemi shkuar ende kaq larg.

Si ndihmësi i Sylvinho do të jetë një tjetër emër i njohur për shqiptarët pasi e kanë ndjekur prej kohësh në televizion, Zabaleta, i cili ka qenë pjesë për shumë sezone te Manchester City. Ardhja e njerëzve të tillë me kaq imazh dhe peshë, do ta pasurojnë Shqipërinë në shumë drejtime. Si një ditë e fundi të vitit ku të gjithë reflektojnë më veten e tyre, ashtu edhe ne duhet të ulemi për të kuptuar se ku ishim dhe ku jemi… /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online