“Ky është syfyri jot”, Benzema tregon anën njerëzore të Ronaldos: Më kujtohet ende! Ti kujdesu për agjërimin, për ndeshjen kujdesem unë

Karim Benzema ka rrëfyer një moment nga viti 2018, kur Reali i Madridit do të përballej në finalen e Ligës së Kampionëve me Liverpool-in. Ndeshja përkonte me muajin e shenjtë të Ramazanit, çka detyroi sulmuesin francez të hiqte dorë nga agjërimi për të qenë në 100% të formës. Por gjithçka ndryshoi kur në derën e hotelit u shfaq Ronaldo. Benzema kujton se portugezi mbante në dorë një pjatë me ushqim dhe ujë, duke i dhënë kështu syfyrin në mënyrë që të mos ndërpriste agjërimin. “Për ndeshjen kujdesem unë, ti kujdesu për agjërimin”, ishte fraza e dalë nga goja e Ronaldos, të cilën Benzema ende nuk e ka harruar. Një moment që tregon shumë për anën njerëzore të 5 herë fituesit të Topit të Artë.

“Më kujtohet ende finalja e Ligës së Kampionëve 2018, siç ishte gjatë muajit të bekuar të Ramazanit. U ula me veten dhe mendova se ishte një ndeshje fatale kundër Liverpool-it dhe duhet të isha 100% gati, ndaj vendosa të mos agjëroj. Ndërsa isha në hotel, ai trokiti në derën e dhomës sime. Hapa derën dhe gjeta Cristiano Ronaldon duke mbajtur një pjatë me ushqim dhe një shishe me ujë në dorë dhe më tha se ky është syfyri juaj. Mos e prish agjërimin, unë do të kujdesem për ndeshjen dhe ju do të kujdeseni për agjërimin tuaj. Cristiano Ronaldo ishte miku më i mirë i të gjithëve në Madrid”, ka treguar Karim Benzema./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online