Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund karrierës së tij me Kombëtaren. Vendimi i tij u bë publik ditën e djeshme, kur vetë ylli i futbollit botëror njoftoi tërheqjen e përhershme nga ekipi kombëtar i Portugalisë. Trajneri Jorge Jesus nuk mund ti shpëtonte pyetjeve në lidhje me Ronaldon. Por kreu i pankinës portugeze nuk ka shfaqur shenja pendese për mënyrën se si u soll me 5 herë fituesin e Topit të Artë.
Të dy patën një konflikt një muaj më parë, çka solli edhe braktisjen e kampit stërvitor nga ana e Ronaldos. Megjithatë trajneri portugez ka qenë i qartë me përgjigjen e tij, duke thënë se nuk do të kishte ndryshuar asgjë në mënyrën se si e përballoi situatën me Ronaldon.
“Nuk do të ndryshoja asgjë, absolutisht asgjë. Mora një vendim si trajner, duke vënë në plan të parë interesat e ekipit tim dhe të kombëtares portugeze. Jam i bindur se nuk kam bërë asgjë që të shkaktonte atë që ndodhi”, ka deklaruar Jorge Jesus-i./Sport Ekspres/