Maran ka vendosur që të lërë jashtë Anis Mehmetin për ndeshjet e nëntorit. Një vendim deri diku i pritshëm duke parë faktin se Mehmeti nuk ka luajtur ende asnjë minutë te Ipsëich, që vazhdon ta mbajnë në tribunë.
Por ky vendim nuk ka qenë i pritshëm për Mehmetin që ka reaguar ashpër. Menjëherë pas publikimit të listës, ka vendosur që të fshijë të gjitha fotot e tij me Shqipërinë nga Instagram duke shfaqur kështu pakënaqësinë për Maran. /Sport Ekspres/