Milani humbi në ndeshjen e parë të Champions League kundër Liverpulit në shifrat 1-3. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Pulisic, ndërsa anglezët e përmbysën rezultatin me Konate, Van Dijk dhe Szoboslzai.
Menjëherë pas mbylljes së takimit, për të hequr përgjegjësinë nga vetja, trajneri i Milanit, Fonesca, u shpreh se Liverpuli i shënoi golat me kundërsulme dhe kjo “fiku” ekipin e tij pasi rëndoi psikologjinë e skuadrës. Megjithatë statistikat e nxjerrin jo pak qesharak teksa në një moment të takimit, gjuajtjet në portë ishin 1-11 dhe tentativat e përgjithshme ishin 2-19. Në përfundimin e takimit, statistikat e gjuajtjeve në portë ishin 2-12 dhe ato të përgjithshme 8-24. /Sport Ekspres/