Trajneri i Manchester United është për t’u duartrokitur! Donte të tallej me “djajtë e kuq”, Ten Hag zbulon arsyen pse po lë në stol Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk po i përjeton ditët më të mira të karrierës së tij dhe aktualisht ka vetëm statusin e rezervës te Manchester United. Portugezi e ka nisur si titullar vetëm në një takim në këtë sezon, pikërisht në atë humbje 4-0 ndaj Brentford.

I pyetur për situatën e Ronaldos, Erik Ten Haag shpjegoi pse e mori këtë vendim në lidhje me futbollistin e tij. “Siç e dimë të gjithë, ai nuk stërviti në parasezon, nuk mund të humbisni parasezonin. Por unë do të jem shoku i tij, ndonjëherë do të jem mësuesi i tij. Varet nga situata”, tha Ten Hag që nuk mund ta toleronte talljen e portugezit.

Ky i fundit donte të bënte disa ditë të tjera pushimi dhe ishte në pritje të ofertave nga skuadrat e tjera. Nëse asgjë nuk shkonte siç duhej, atëherë do të qëndronte te Manchester United. Koha për ta paguar! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online