Trajneri i Koniaspor që u largua se erdhi Sokol Cikalleshi! Rrëfehet sulmuesi shqiptar: Doja t’i diskretitoja! Një mik më tha që të bëja skena nëse…

Në momentin kur Sokol Cikalleshi u transferua te Koniaspori do të vinte një situatë tërësisht e paprecedent. Trajneri Bulent Korkmaz paraqiti menjëherë dorëheqjen pasi afrimi i Cikalleshit ishte një lëvizje e drejtuesve të klubit dhe vetë tekniku nuk e kishte dhënë aprovimin. Në atë moment puna do të ishte dyfish më tepër e vështirë për Cikalleshin që ishte në vëmendjen e të gjithëve për mënyrën sesi do të paraqitej në fushën e lojës.

Por sulmuesi shqiptar ia doli që ta kapërcej këtë sfidë të madhe dhe aktualisht është ende zgjedhja e parë e Koniasporit. Kjo tregon forcën e Cikalleshit, ndërsa në një rrëfim për “Yeni Haber” ka treguar gjithçka për momentet e vështira pas transferimit. “Normalisht që kam ndierë presion pas një lëvizje të tillë. Një trajner i lejohet që të largohet për shkak të zgjedhjes së tij. Por unë nuk mendoj se Bulent Korkmaz u largua vetëm nga mua. Mendoj se ka arsye të tjera. Nuk pres të jetë larguar vetëm se unë shkova te Koniaspor. Kjo situatë më ushtroi shumë presion, kur erdha këtu, kisha synime të tjera.

Pastaj doja që të kthehesha në sulmuesin e parë dhe të diskreditoja opinionin e atyre që u shfaqën mosbesues te mua. Punoj shumë që të jem gjithmonë i suksesshëm te Koniaspori. Nuk ndihem i ofenduar dhe as i trishtuar. Tifozët më kanë mbështetur deri tani dhe e duan luf.tën time për ekipin. Do të shënoj më tepër gola dhe do të lu.ftoj më shumë për ta. Bulent Korkmaz? Nuk më bëri përshtypje as kur u përballëm kundër tij, në ndeshjen me Alianiaspor. Po vazhdoja të luaja. Një lojtar, emri i të cilit nuk më kujtohet, më tha: “Nëse i shënon gol, nis të festosh dhe bëj skena me lëvizje të ndryshme”. Por përse duhet ta bëja një gjë të tillë? Nuk kam pse t’i tregoj veten time askujt. Thjesht u fokusova në punën time. Doja të shënoja një gol në atë ndeshje, isha shumë afër pas një gjuajtje me kokë, por Serkan bëri punë të mirë dhe ma mohoi golin”, u shpreh Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online