“Sport Ekspres” kontakton me Chelsea-n për Armando Brojën, Tuchel mban ende pezull fatin e sulmuesit shqiptar

Nga Klaudio Ndreca

Armando Broja ka shkëlqyer me Southampton në gjysmën e këtij sezoni. Sulmuesi shqiptar e nisi me hapa të ngadaltë teksa trajneri Hasenhutl shprehu hapur kritikat për të. E logjikshme, ishte hera e parë në Premier League dhe po flasim për kampionatin më të mirë në botë. Sapo tekniku nis që t’i jap besim, Broja di sesi ta shpërblej.

Tanimë jemi në pikën kur sulmuesi prodhon çudira dhe vetëm rritet ndeshje pas ndeshje, duke u kthyer në një “kërcë.nim të frikshëm” ndaj kujtdo. Ky nuk është një vlerësim i yni, por i figurave të njohura të futbollit në Angli, i kapitenit të Southamptonit dhe së fundmi, i mbrojtësit Bednarek.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me përgjegjësin për mediat te Chelsea, Adrian Phillips, për të kërkuar një intervistë me trajnerin Tuchel. Pas përçimit të kërkesës, Phillips është shprehur se Tuchel nuk dëshiron që të prek këtë temë në këto momente. Për më tepër edhe vetë çështja e pasqaruar e Lukakut ka bërë që klubi të mos e ketë të qartë zgjidhjen e vazhdimit të sezonit për pjesën e sulmuesëve.

A do të ketë një largim të menjëhershëm të Lukakut që në merkaton e janarit pas deklaratave të dashurisë për Interin apo klubi do ta fali? Nëse klubi mundet, tifozët jo! Mbështetësit e Chelsea-t e kanë të pamundur që t’i japin një mundësi të dytë Lukakut. E në rast të një largimi të tillë, do të rriteshin së tepërmi shanset e rikthimit të Armando Brojës që në këtë periudhë të janarit.

Prishja e marrëveshjes për kalimin e sulmuesit shqiptar te Chelsea që në janar, jo në fundin e sezonit, mund të vijë vetëm nëse të dyja palët do të gjejnë dakortësinë. Ndërkohë mediat ende nuk e kanë të qartë nëse londinezët kanë vendosur një pikë të veçantë në kontratë për prishjen e marrëveshjes. Megjithatë nga burimet e sigurta të “Sport Ekspres” deri tani konfirmojmë se dëshira e sulmuesit është që të rikthehet te Chelsea që në janar, pasi kërkon të bind Tuchel për aftësitë e tij dhe periudhën e verës me miqësoret përgatitore nuk e sheh si kohë të mjaftueshme për të shfaqur veten. Por nga krahu tjetër, nuk kanë nisur ende kontaktet e Chelsea-t për ta thirrur Brojën në këtë merkato të dimrit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online