Mesditën e sotme Sport Ekspres raportoi se do të jetë Kristian Panuçi trajneri i ri i Kombëtares, nga burime të gazetës.
Ka ardhur menjëherë reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, që me një komunikatë të shkurtër në Facebook ka sqaruar se vendimi do të bëhet publik në orët e ardhshme.
NJOFTIMI
FSHF NUK KA ZYRTARIZUAR ENDE TRAJNERIN E ARDHSHEM TE EKIPIT KOMBETAR
FSHF kërkon të bëjë me dije opinionin publik se vazhdon intensivisht negociatat për trajnerin e ardhshëm tv ekipit kombëtar të futbollit. Asgjë për momentin nuk është zyrtarizuar apo konfirmuar, teksa presidenti Duka vijon negociatat e tij me kandidatët përkatës për trajnerin e skuadrës përfaqësuese të futbollit. Në orët në vijim do të konfirmohet zyrtarisht zgjedhja e FSHF-së për drejtimin e pankinës kuqezi te kombëtares. Nëpërmjet kanaleve tona te komunikimit në orët ne vazhdim do të bëhet publike çdo gjë.
Ju faleminderit!