Trajneri i Juventusit “fundos” lojtarin e tij: Të shkojë te parukierja për të rregulluar flokët, pastaj të shoh futbollin…

Juventusi e hapi në mënyrë fantastike sezonin e ri, teksa mposhti bindshëm 3:0 Udinesen. Pas ndeshjes, Massimiliano Allegri u gjend në qendër të vëmendjes, pasi tha se njëri prej lojtarëve të tij do të duhet të presë menjëherë flokët, sepse më shumë i kushtonte vëmendje flokëve sesa gjendjes në fushë.

Allegri shfrytëzoi avantazhin e thellë për t’u dhënë mundësi lojtarëve të tjerë në fushë dhe në fund të ndeshjes në lojë hyri sulmuesi turk Kenan Yildiz.

Ky 18-vjeçar ka zëvendësuar Vlahovic dhe ka kaluar rreth dhjetë minuta në fushë. Megjithatë, ai ishte në qendër të vëmendjes pas ndeshjes pasi Allegrit nuk i pëlqeu aspak ajo që pa nga sulmuesi turk.

Allegri fajësoi turkun se i kushton më shumë vëmendje flokëve sesa lojës dhe tha se duhet t’i presë sa më shpejt.

“Nesër Yildiz duhet të shkojë te parukierja dhe të presë flokët sepse i ka rregulluar flokët njëqind herë. Nëse shkon te parukierja për të prerë flokët normal, pastaj mund të fokusohet në futboll”, tha Allegri pas ndeshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *