Trajneri i Interit nuk e lë më shumë se 45 minuta, Asllani del nga fusha përpara kohe në Serinë A

Ndeshja ka përfunduar përpara kohe për Kristjan Asllanin. Inzagi nuk e lë më tepër se 45 minuta në fushën e lojës, duke e zëvendësuar sapo nis pjesa e dytë e ndeshjes. Kjo ishte përballja e dytë që Asllani nis si titullar me fanellën zikaltër, por duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhet.

Mesfushori shqiptar ra shpesh në kontakt me topin, teksa pasimet në të shumtën e rasteve ishin të thjeshta në drejtim të lojtarëve që gjendeshin pranë tij. Një faktor që ndikoi negativisht për të në përballjen e sotme kundër Sasuolos ishte edhe kartoni i verdhë i marrë gjatë 45 minutave të para.

Kundërshtari i shpëton 20-vjeçarit dhe e lë pas, duke shtyrë këtë të fundit ta ndalë në mënyrë të parregullt, teksa e tërheq nga fanella. Gjithashtu, Asllani tentoi golin nga distanca pas një skeme të ekzekutuar nga Interi në goditje nga këndi, por topi shkon shumë larg portës dhe nuk sjell asnjë shqetësim për portierin e Sasuolos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online