Trajneri i Interit çudit edhe ish-lojtarin italian, Zenga ngre pyetjen: Pse nuk luan Asllani? Inzagi bën përjashtim vetëm me zëvendësuesin e Brozoviçit

Simone Inzagi befasoi disi tifozët e Interit me zgjedhjen për të lënë në stol Asllanin dhe për t’ja besuar vendin e tij Galiardinit. Një vendim që nuk i pëlqen as Valter Zengës. Ish-futbollisti italian ka ngritur pyetjen se përse nuk parapëlqehet Asllani nga trajneri Inzagi.

Zenga thekson faktin se kreu i pankinës së Interit i bën zëvendësimet kokë më kokë sipas pozicionit të lojtarëve, por përjashtim këtu bën vetëm mesfushori shqiptar. Kjo pasi në mungesë të Brozoviçit improvizohet Calhanoglu në një pozicion jo natyral dhe nuk zgjidhet Asllani, i cili ka të njëjtin rol si kroati në mesfushë.

“Pse nuk luan Asllani? Inzagi ndryshon gjithmonë kokë më kokë, i vetmi përjashtim ishte Calhanoglu në vend të Brozoviçit. A është Galiardini zëvendësuesi i Barelës në skuadër Gagliardini? Dhe Galiardini luan”, ka thënë Valter Zenga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online