Ekskluzive/ “Balaj zgjodhi me zemër, me të duam titullin”, Xhaferi tregon detajet e transferimit: Nuk dua ta mendoj se i largohet ftesa e Shqipërisë

Vllaznia zyrtarizoi sot goditjen e bujshme në merkato. Bekim Balaj është veshur kuqeblu dhe do të luajë për ekipin e vendlindjes. “Sport Ekspres” ka kontaktuar presidentin e klubit Vllaznia, Alban Xhaferin, i cili ka dhënë më tepër detaje në lidhje dhe transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Një lojtar që padyshim është një luks për “Abissnet Superiore”-n. Xhaferi tregon se Balaj ka firmosur për tre vite me skuadrën shkodrane dhe me të synojnë titullin kampion dhe kalimin e sa më shumë tureve në Europë.

“Me Balajn kemi pasur njohuri edhe më përpara. Edhe vitin e kaluar kemi pasur disa kontakte për mundësinë e afrimit te Vllaznia, por nuk ishte momenti edhe për të. Sigurisht që këtë herë, në momentin që mora vesh se Balaj ishte i lirë, duke pasur edhe kontakte shoqërore, kemi pasur para disa ditëve kontakte në lidhje me mundësinë e ardhjes te Vllaznia. Sigurisht që negociatat janë zhvilluar gjatë kësaj periudhë dhe normalisht negociatat janë pjesë konfidenciale. Por finalja ishte që Balaj zgjodhi Vllazninë, duke pasur para sysh se është shkodran dhe nga ana emocionale e gjen veten te Vllaznia. Gjetëm një marrëveshje që konsiston me një periudhë 3-vjeçare. Me eksperiencën e tij, emrin e tij dhe ajo çfarë mund të japë te ekipi, besoj se është një zgjedhje perfekte për vijimësinë e ekipit.

Nuk e di për ofertat e tjera nëse ka pasur Balaj, i përket atij. Nga ana ekonomike, sigurisht që Balaj është një lojtar që ka vlerën e vetë dhe ka luajtur me ekipe të mëdha, ka luajtur në Europë. Mendoj që kjo është diçka konfiedenciale. Ta lëmë diçka që është ndërmjet meje dhe tij. Ardhja e tij merret me qëllimin për të arritur objektivat që kemi paracaktuar që në fillim të sezonit: titullin kampion, sigurisht që edhe për pjesën e Kupës dhe për një pjesëmarrje të mundshme në Europë, ku mund të pretendohet për të ecur më përpara, sepse skuadrat shqiptare 1 apo 2 ture kalojnë”, ka thënë Alban Xhaferi.

I pyetur nëse kthimi në Shqipëri mund ta largojë Bekim Balajn nga Kombëtarja, presidenti i Vllaznisë është shprehur: “Nuk do të kisha dashur ta mendoja që i heq ftesën për Kombëtare. Përkundrazi, me urimet që kam për trajnerin e ri të Kombëtares, do t’i kisha kërkuar ti hedhi sytë nga kampionati shqiptar, sepse ne kemi vërtetë lojtarë cilësorë. Nuk po flas vetëm për Vllazninë, po flas në përgjithësi për kampionatin. Por në kontekstin e Vllaznisë, sigurisht që Balaj është një vlerë për Kombëtaren. Kur ka qenë nevoja, ai ka qenë gjithmonë i gatshëm. Por unë dua të përmend edhe lojtarë të tjerë të Vllaznisë, siç ishte Gurishta. Mund të jenë edhe lojtarë të tjerë, të cilët për mendimin tim te Kombëtarja do të kishin bërë një punë të jashtëzakonshme”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online