Mançester Junajtedi ka fituar sot trofeun e FA Cup, duke mposhtur Mançester Sitin në finale. Trajneri Erik Ten Hag ka folur me superlativa për kundërshtarin. Pas përfundimit të ndeshjes ai ka thënë për “ITV Sport” se Siti është ekipi më i mirë në botë dhe se e adhuron mënyrën se si ata luajnë futboll.
“Mançester Siti është ekipi më i mirë në botë. Nuk kam dyshime. Ata luajnë futboll të pabesueshëm. Nuk humbën për 30 ndeshje. I adhuroj. Pep Guardiola, mënyra se si i bën të luajë. Lojtarë të jashtëzakonshëm. Por ne kishim një ide se mund ta fitonim këtë ndeshje”, ka thënë Erik Ten Hagu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/