“Nëse do të më duhej ta krahasoja kundërshtarin e nesërm (sotëm), pra Skënderbeun, me një ekip ukrainas, atëherë do të thoja që i ngjan, për nga organzimi në mbrojtje, kundërsulmet dhe disiplina taktike, Vorskla Poltavës ose Aleksandrias”. Ka qenë kjo deklarata e trajnerit të Dinamo Kievit, Oleksandër Katskeviç, në konferencën e djeshme për shtyp. Praktikisht, Vorskla është në vend të tretë aktualisht në renditjen e kampionatit. Megjithatë, trajneri i Kievit, edhe pse e di mjaft mirë se skuadra e tij është favorite për t’u kualifikuar dhe, sigurisht, për ta bërë si e para e grupit, shprehet se “duhet të luftojmë dhe japim më të mirën. Nuk ka kundërshtarë të lehtë apo të fortë, sepse në fushë jemi të barabartë dhe dëshira bën diferencën. i kam ndjekur në play off ndaj Dinamo Zagrebit, por edhe në sfidën e parë të kampionatit”.