Dinamo Kiev, supremacia ukrainase dhe… sovjetike!

 

E vetmi klub që përballoi ekipet e Moskës dhe ka fituar më shumë se kushdo në kohën e Bashkimit Sovjetik. Nuk mungon në Europë prej 1991. Por, “ndeshja e vdekjes” i dha përjetësinë…

Oleg Blohin, Valeri Lobanovski, Andrij Shevçenko, Sergi Rebrov… Historia e futbollit ukrainas kalon nga Dinamo Kievit, për Dinamo Kievin… Për djemtë që kanë shkruar epopenë e këtij klubi, edhe kur Ukraina nuk ekzistonte sepse ishte Bashkimi Sovjetik. Pavarësisht pavarësisë nga Moska, futbolli rus lindte dhe shpërthente sidomos në klubin në fjalë, që në Europë është gjithmonë i pranishëm, qoftë Champions ose Europa League. Plot 54 pjesëmarrje përtej kufirit për “të përkëdhelurën” e Kievit. Në fakt, që kur Ukraina ka shpallur Pavarësinë, Dinamo nuk ka munguar kurrë asnjë sezon në Champions dhe Kupë UEFA/Europa League.

Ishte viti i largët 1927 kur në Kiev, policia sovjetike do të themelonte Dinamon, që do të bëhej skuadra më e titulluar e ish Bashkimit Sovjetik. Pas shkrirjes së kësaj të fundit, në 1991, ka dominuar kampionatin ukrainas në dekadën e saj të parë “të jetës” ukrainase. Nga viti 1936 ka luajtur gjithmonë në elitë, përpara kampionatit sovjetik, duke rezultuar i vetmi klub që ka kundërshtuar kështu hegjemoninë e skuadrave moskovite dhe më pas asaj ukrainase. Në vitin 1965, sakaq, ishte i pari klub që mori pjesë në një kupë europiane. Të shohësh palmaresin, pra dhomën e trofeve, e kupton se bëhet fjalë për 13 kampione sovjetike, 15 ukrainase, 9 kupa sovjetike, 3 Superkupa sovjetike, 11 kupa Ukraine dhe 5 Superkupa Ukraine. Në fushë ndërkombëtare, ka arritur 2 Kupa Kupash, 1 Superkupë Europe dhe 4 Kupa Kampionësh Sovjetike.

Ndeshja e vdekjes – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë futbollistë të Dinamo Kievit nuk arritën që të shpëtonin nga okupatori gjemran dhe u çuan ose në internim ose në burgjet apo qendrat e torturës gjermane; pasi kuptuan se kishin të bënin me futbollistë të njohur, gjermanët vendosën që të tregonin superioritetin e tyre duke formuar një seleksion miks mes gjermanësh dhe hungarezësh, duke sfiduar një përfaqësi të Dinamo Kievit përbërë nga Nikolai Truseviç, Sviridovski, Korokhih, Klimenko, Tiutçev, Putisin, Kuzmenko, Honçarenko dhe tre lojtarë të Lomomotiv Kviv, edhe ato në Kiev: Balakin, Sukarev dhe Melnik. Duhet të zbrisnin në fushë për të humbur, sepse kështu ishte vendosur, por pasi zbritën në fushë dhe panë stadiumin me tifozë ukrainas, vendosën që të poshtëronin nazistët 5-1 dhe, më pas 5-3, por episodi që i vuri vulën “jetës së tyre” ishte ai kur pasi kaloi gjysmën e kundërshtarëve, Klimenko, ndaloi te porta e nazistëve dhe e goditi topin deri në mesin e fushës, për t’i turpëruar…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online