Trajneri i Bylisit flet pas barazimit me Kukësin: Morëm një pikë ndaj një rivali direkt për mbijetesën

Tirana e ka nisur 2023 me një përmbysje të madhe ndaj Lacit në transfertë. Një fushë e vështirë ajo e kurbinasve, që kaluan në avantazh që në minutën e 2 me anë të Shkurtaj. Ky i fundit shpërdoroi edhe dy shanse të arta për ta dyfishuar rezultatin. Kur pritej fundi i pjesës së parë, Bruno Lulaj arriti të barazonte rezultatin. Me nisjen e pjesës së dytë ishin sërish bardheblutë që e ndëshkuan Lacin, këtë herë me anë të Hasanit që ishte i papërmbajtshëm.

Nga ana tjetër, Bylisi dhe Kukësin ndan nga një pikë. Një ndeshje që nuk kishte shumë mundësi të pastra shënimi dhe barazimi dukej rezultati më i drejtë. Në fund kishte edhe dy kartonë të kuq. Në minutën e 81 ishte Qoshku që u ndëshkua me të kuq pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gjelbrim Taipit, ndërsa në fund ishte Barbosa që e la Kukësin me 10 lojtarë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Bellai: “Në pjesën e parë e vendosëm Kukësin në gjysmëfushën e tij, por nuk krijuam raste. Në pjesën e dytë kishim tre raste. Kemi marrë një pikë ndaj një rivali direkt që duhet ta luftojmë. Nëse vazhdojmë kështu, do të futemi në rrugën e fitoreve që e kemi harruar. Duhej ta zgjidhim më mirë situatën para porte, ky është difekti jonë. Por është më shumë problem psikologjik”.

Mezani: “Kishim shpërdoruar shumë raste në pjesën e parë dhe u ndëshkuam pastaj. Nëse do të shënonim një gol më tepër në fillim, mund të kishim një rezultat tjetër. Tirana nuk na fal në rastet që krijon. Kemi pësuar dy gola në momente që ne i kemi punuar në stërvitje. Në rastin e parë ne kemi një shtatlartësi dhe duhej të ishim të parët në zonë. Ndërsa goli i dytë, e dinim që Hasani godet mirë me të majtën dhe hyn nga brenda. Duhet të ndryshojmë mentalitet dhe të reagojmë. Shkurtaj e mbajti skuadrën lart dhe ishte i rrezikshëm para portës kundërshtare”.

Hallaci: “Me pozitat që jemi, nuk na vjen mirë që nuk dolëm me tre pikë. Ekipi u mundua si në pjesën e parë dhe në të dytë. Por në pjesën e parë ia thashë edhe lojtarëve që nuk po dilnim dot në lojën tonë, nuk po krijonim raste. Në pjesën e dytë u ndryshua pak loja, po qarkullonim më tepër topin. Nuk mund të them se jam i zhgënyer, pasi cdo pikë ka vlerën e saj. Drejtuesit më dhanë besimin që të vazhdoj si trajneri i Kukësit. Presioni është pasi kur shohim vendin në tabelë, nuk duhej të jemi aty. Megjithatë duhet të kemi pak durim dhe nga ndeshja tjetër do të jetë një ekip tjetër në fushë. Në këto 2-3 vite të fundit, shumë lëvizje në merkato kanë ndikuar në rezultatet tona të dobëta. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe 70 përqind e lojtarëve të mos lëvizi nga sezoni në sezon”.

Orges Shehi: “E nisëm keq duke pësuar, por pastaj ishte për t’u komplimentuar skuadra për mënyrën sesi reagoi. Ka ende disa gjëra për t’u përmirësuar, pasi në pjesën e parë nuk ishim edhe shumë agresiv në pjesën e fundit të fushës. Laci na vendosi në vështirësi me Shkurtaj që di të gjejë hapësirën apo me lojtarët e gjatë, që ulnin topat për shokët e skuadrës. Ne e bëmë shumë mirë pjesën e tranzicionit. Ardhja e Lushkjas dhe largimi i Kallakut? Ardhja e Lushkjas do të na përforcojë. Do të shohim edhe Limajn, duhet të qartësohet deri në 31 janar për të kuptuar nëse do të qëndrojë apo të largohet. Pagat e prapambetura? Presidenti e zgjidhi shpejt situatën. Ne jetojmë në Shqipëri dhe ka problematika në vonesa, por tani situata është e zgjidhur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online