Trajneri i Bylis jep shpjegim interesant për humbjen: Nuk ia dolëm se Partizani humbi me Laçin, do ishte ndryshe nëse do ta kishin fituar atë ndeshje

Partizani është kthyer sërish te fitorja pas 5 ndeshjeve mungese. Të kuqtë arritën që të mundnin Bylisin me shifrat 0-1. Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola dhe pa raste të krijuara. Matondo tentoi një super gol nga distanca, por Teqja bëri pritje fantastike kur pritej mbyllja e 45 minutave.

Në të dytën ishte Mensah që arriti të mposhte Teqjan në minutën e 77. Kur pritej mbyllja e takimit ka pasur edhe një moment ndërprerje të takimit për disa minuta. Kjo pasi tifozët e Bylisit kanë hedhur shishe në fushën e lojës dhe jo nuk janë bindur derisa u shfaq policia dhe forcat e shtuar të stjuardëve. Pas kësaj fitore Partizani barazon Vllazninë me pikë në vendin e dytë dhe i shkon vetëm tre pikë pranë Tiranës kryesuese. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Shensoji: “Kam ardhur para një muaji në Ballsh dhe nuk e njihja mirë skuadrën. Por shumë mirë na ka ecur deri tani. Ekipi ka ardhur gjithmonë në rritje në rezultate. Tani erdhëm me Partizanin. Por në futboll ekziston tradita që nuk na shkon ndeshja mirë me Partizanin. E dyta është që Partizani kishte humbur me Lacin dhe një ekip i tillë nuk mund të humbasi dy herë rresht. Unë i thashë edhe lojtarëve që do të ishte më mirë që Partizani të fitonte me Lacin dhe atëherë mund të merrnim diçka më tepër”.

Kolela: “Duhej ta fitonim me patjetër këtë ndeshje, të tjerat nuk vlejnë. Jemi të kënaqur që marrim këtë fitore të parë për vitin 2023 dhe duhet të vazhdojmë përpara. Ne tani mendojmë ndeshje pas ndeshje. Kemi shumë nevojë për pikë dhe më pas të shohim ecurinë tonë. Pse ka ndryshuar Partizani në 2023? Sepse skuadra ka ndryshuar, janë larguar disa lojtarë. Duhet të ingranohen edhe lojtarët e rinj që të kapin ritmin. Është e vërtetë që Partizani ka ndryshuar në 2023 pasi siç e thashë kanë ndryshuar edhe lojtarët. Nuk do të flas më për fjalën titull. Në fund do të bëjmë llogaritë tona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online