“Trajneri i Brazilit “mbahet peng” nga Neymar”, nuk mbarojnë kritikat për performancën zhgënjyese: E heq vetëm po e nxorrën me barrelë

Brazili mposhti 1-0 Chilen, në ndeshjet eleminatore të vlefshme për Kupën e Botës, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Katar. Ylli i PSG, Neymar luajti 90 minuta, por performanca e tij ishte mjaft e dobët. 29 vjeçari humbi dy raste flagrante për gol, duke i rrezikuar fitoren skuadrës së tij. Gazetari brazilian, Renato Mauricio Prado ka deklaruar për mikrofonat e “UOL SPORTE” se Neymar mer një vlerësim të pamerituar dhe shpesh trajtohet në mënyrë te veçantë krahasuar me lojtarët e tjerë.

?”Tite (trajneri) mbahet peng nga Neymar dhe nuk e zëvendëson asnjëherë atë. Ai do ta bëjë këtë vetëm nëse Neymarit do t’i duhet të largohet nga fusha me barrelë. Neymar trajtohet më ndryshe nga futbollistët e tjerë, pasi është superylli i përfaqësueses, por kjo nuk duhet të jetë kështu. Është qesharake”- tha i revoltuar gazetari brazilian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online