Trajneri i Anglisë preferon njeriun e gafave para kampionit të Serisë A, Southgate: Maguire është një nga më të mirët

Anglia ka publikuar sot listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në Kupën e Botës. Harry Maguire ishte befasia më e madhe e Gareth Southgate-t. Maguire ka bërë shpesh herë xhiron e mediave për gafat e tij gjatë lojës, ndërsa këtë sezon është ulur në stol nga trajneri i Manchester United-it.

Pavarësisht kësaj, Southgate e ka preferuar përpara Tomorit, titullar fiks me fanellën e Milanit, me të cilët u shpall edhe kampion i Serisë A. Kaq ka mjaftuar që menjëherë të lindin debate në opinionin sportiv. Megjithatë, trajneri i “tre luanëve” i del në mbrojtje Maguire-t, duke e quajtur si një nga qendërmbrojtësat më të mirë anglez.

“Nuk mendoj se të rinjtë (qendërmbrojtësit) kanë bërë mjaftueshëm për të shtyrë jashtë më të vjetrit. Po, jam i sigurt se Harry Maguire është një nga qendërmbrojtësat tanë më të mirë”, ka deklaruar Gareth Southgate./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online