Ndeshjet e ekipeve kombëtare po afrojnë dhe trajnerët kanë nisur të publikojnë listat me lojtarët e grumbulluar. Kombëtarja e Azerbajxhanit ka bërë publike për opinionin sportiv listën me futbollistët që do të jenë të gatshëm për të luajtur në dy përballjet e muajit tetor.
Fernando Santos ka hedhur sytë edhe nga “Abissnet Superiore”, ku ka përzgjedhur Zamiq Alievin. Qendërmbrojtësi i Egnatias do të jetë nën urdhërat e trajnerit portugez për të përfaësuar kombin e tij në sfidën përballë Estonisë, më 11 tetor, dhe në atë kundër Sllovakisë më 14 tetor./Halit Delibashi-Sport Ekspres/