Partizani ka vazhduar me projektin që nisi në shkollat e kryeqytetit. Këtë herë ishte trajneri Colela, Hoxha, Hadroj dhe Mensah që ishin pjesë e këtij eventi. Në shkollën 9-vjeçare “Kongresi Manastirit” janë dhuruar edhe bileta falas për ndeshjen mes Partizanit dhe Kukësit. Një nismë kjo për t’u duartrokitur te Partizani.
“Partizani vijon me projektin e nisur në shkollat e kryeqytetit. Vizita e radhës e të kuqve sot ishte në shkollën 9-vjeçare “Kongresi Manastirit”. Trajneri Giovanni Colella, lojtarët Alban Hoxha, Andi Hadroj dhe Alfred Mensah ishin pjesë e këtij eventi emocionues. Ndër të tjera klubi ka dhuruar për fëmijët edhe një sasi biletash, duke i ftuar të jenë prezent në ndeshjen që skuadra do të luaj të shtunën ndaj Kukësit në stadiumin “Arena e Demave””, shkruhet në reagimin e klubit. /Sport Ekspres/