Trajneri bëri çudinë dhe harroi rregullat e lojës, në Gjermani eliminojnë Volfsburgun që në raundin e parë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Klubi i Volfsburgut mori sot një lajm të keq nga Federata Gjermane e Futbollit. Skuadra në fjalë është eliminuar që në raundin e parë nga Kupa e Gjermanisë, pavarësisht se takimin kundër Projsen Mynster e fitoi në fushë me shifrat 3-1. Megjithatë ishte një çudi e trajnerit Van Bomel ajo që solli të papriturën për Volfsburgun.

Tekniku holandez harroi për një moment rregullat e lojës dhe kreu 6 zëvendësime gjatë takimit. Kaq ka mjaftuar që skuadra e Bundesligës t’i thojë lamtumirë Kupës. Projsen Mynster, e cila luan në ligat inferiore të Gjermanisë, mori fitoren 2-0 në tavolinë dhe do të vazhdojë në raundin tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *