Kombëtarja shqiptare U-17 nis të shtunën grumbullimin në Portugali në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Kampionatit Europianit 2024 të kësaj moshe. Trajneri i kuqezinjve U-17, Ardi Behari, ka shpallur listën me emrat e 21 futbollistëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjet kualifikuese ndaj Portugalisë, Çekisë dhe Malit të Zi, të vlefshme për Euro 23/24.
Tetë lojtarë vijnë nga ekipet shqiptare, teksa aktivizohen me klubet e Partizanit, Tiranës, Skënderbeut, Akademisë së Futbollit dhe Vllaznisë. Pjesa tjetër e futbollistëve luajnë jashtë me klube të ndryshme europiane si Inter, FeralpiSalo, Udinese, Verona, Juventus, SudTirol, Olympiacos, Darmstad, Empoli, Venezia dhe Genoa.
Shqipëria U-17 ndodhet në Grupin 5 bashkë me Portugalinë, Çekinë dhe Malin e Zi. Ekipi i drejtuar nga Ardi Behari do të udhëtojë drejt Portugalisë mëngjesin e të shtunës më datë 11 nëntor dhe do të grumbullohet në Lisbonë, aty ku do të zhvillojë përgatitjet dhe seancat stërvitore.
Më datë 15 nëntor është programuar sfida e parë kualifikuese ndaj Portugalisë në orën 18:00, ndërsa tre ditë më vonë më 18 nëntor, në orën 13:30 do të luhet ndeshja e dytë kundër Çekisë. Sfida e fundit do të zhvillohet më datë 21 nëntor, në orën 17:00 ndaj Malit të Zi.
Më poshtë, edhe lista me emrat e 21 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-17 për tre sfidat kualifikuese ndaj Portugalisë, Çekisë dhe Malit të Zi.