“Trajnerët tanë me metodë të vjetër”! Ndreu i kthehet Safet Gjicit: Këta lojtarët e huaj vijnë nga rruga, mbipeshë, 3 vite pa i rënë topit dhe na shajnë ne për futboll

Një çështje e madhe diskutimi është kthyer në ditën e djeshme deklarata e Safet Gjicit. Presidenti i Kukësit u shpreh se disa lojtarë të Kukësit që kanë ardhur nga jashtë mendojnë se stërvitja në Shqipëri është e dalë mode dhe shumë mbrapa në kohë. I të njëjtit mendim nuk qëndron Ramazan Ndreu, që i ftuar në “Fair Play”, është shprehur se lojtarët e huaj që vijnë në Shqipëri janë të “gradës së fundit”.

“Nuk dua të bie në kundërshtim me presidentin Gjici. Kastrioti e përgatiti më mirë ndeshjen se Kukësi. Duhet të kuptojmë se është fillimi i kampionatit dhe do kujdes në përgatitje. Gjici tha se vijnë lojtarët e huaj që bëjnë stërvitje pak dhe është e modës së vjetër. Ato që vijnë në Shqipëri, unë kam 25 vite trajner, kisha ndërmend një fjalë që mund të jetë ofenduese dhe nuk po e them. Ato lojtarët e huaj që na vijnë ne në Shqipëri është sforco e madhe, vijnë me mungesa të jashtëzakonshme, vijnë mbipeshë, nga rruga, vijnë 2-3 vite pa i rënë topit dhe na tregojnë ne sesi luhet futbolli.

Ne nuk jemi trajnerët e mëdhenj të botës, por futbollin e njohim shumë mirë. Nuk na tregojnë dot ne ata sesi luhet futbolli. Trajnerët që më dëgjojnë e dinë shumë mirë sepse ata vijnë në gjendje të mjerueshme. Janë ekipe të mëdha në botë dhe përdorin ende pjesën e vrapimit të pastër. Një lojtar i huaj nuk i afrohet as lojtarit të moshave shpeshherë. Ata lojarët e huaj vijnë se na konsiderojnë të dobët, kur vijnë këtu pastaj përplasen me betonin dhe ngelen keq. Ne kemi avancuar shumë. Si mund të jetë një lojtar profesionist kur ka 1 vit pa luajtur?”, pyet Ndreu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *