E majta e Ndrecës mund të ndalet vetëm në rrjetë, ndërsa një kryevepër prej tij ka ardhur ndaj Kastriotit. Futbollisti i Kukësit ka shfaqur gjithë potencialin me goditjen e fuqishme që u ndal në rrjetë. Kështu Kukësi arriti që të merrte fitoren e dytë me trajnerin Longo dhe kryeson i vetëm kampionatin. Por nga se ndryshon ky teknik nga të tjerët? Ndreca ishte i ftuar në “Ora Sport” dhe ka treguar dallimin.
“Trajnerët shqiptarë janë shumë, janë shumë te përgatitja fizike, tek vrapimet ndërsa trajneri, Longo kërkon që të luajë me topin dhe bën lojëra me topin. Stërvitjet i ka të bazuara mbi topin. I pëlqen që gjatë gjithë kohës që të ketë në vëmendje topin”, tha Ndreca. / Ora Neës/