Tragjikomike: Drita mund të përjashtohet nga Europa League për faj të… ujësjellësit!

Është programuar që skuadra e Dritës do të luajë ndeshjen e dytë me Dudelanzh sot në arën “Adem Jashari”, por takimi është vënë në pikëpyetje. Vërtetë komike sa dhe e turpshme që arsyeja është fakti se është ndërprerë uji në stadium me urdhër të drejtuesve të ujësjellësit të Mitrovicës.

Absurde! Pasi bëhet fjalë për një ndeshje të raundit të dytë të Europa League-s dhe ndodhin të tilla gjëra. Nëse kjo situatë nuk zgjidhet atëherë Drita mund të humbasë ndeshjene në tavolinë 3-0 dhe ta mbyllë këtu përfaqësimin në arenën ndërkombëtare.

Gazetashehi.com është mundur që të kontaktojë drejtuesit e ujësjellësit, por nuk ka marrë një përgjigje nga askush. Drejtuesit e skuadrës nga Gjilani po bëjnë të pamundurën për ta zgjidhur këtë situatë qesharake, që mund të regjistrojë një precedent të padëgjuar më parë.

Tekniku Bekim Isufi në anën tjetër duhet t’i bëjë llogaritë me disa mungesa me peshë sot, pasi nuk do të ketë të gatshëm Endrit Krasniqi dhe Viktor Kuka. Drita gjithashtu në këtë përballje do të ndjejë edhe mungesën e Denis Halitit dhe Leotrim Kryeziut. Gjithsesi parësore është zgjidhja e problemit me ujësjellësin. Ndeshja e parë është mbyllur me rezultatin 2-1 dhe sot kampionëve të Kosovës do u mjaftonte dhe një fitore minimale për të avancuar në raundin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *