Tragjeditë nuk kanë fund në klubi ne Hatayspor-it. Pas lajmit për ndërrimin e jetës së Atsu-së, një tjetër lajm i keq ka tronditur klubin. Mediat turke kanë raportuar se është gjetur i pajetë edhe ndihmës trajneri i ekipit.
Trupi i Taner Savut-it është gjetur i pajetë nën rrënoja dy javë pas tërmetit shkatërrues që goditi kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Ndërkohë, klubi Hatayspor dhe të tjerë të prekur nga kjo tragjedi natyrore kanë konfirmuar se nuk do të zhvillojnë asnjë takim deri në fund të këtij sezoni. Gjendja psikologjike është mjaft e rënduar dhe të gjithë personat që përjetuan tmerrin dy javë më parë kanë nevojë të marrin veten plotësisht./Halit Delibashi-Sport Ekspres/