Kukësi kërkon tifozët për të thyer Partizanin, verilindorët bëjnë thirrje publike: Momenti i vështirë lihet pas vetëm me mbështetjen tuaj

Kukësi po kalon një sezon të vështirë në “Abissnet Superiore“. Ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në dekadën e fundit, këtë edicion verilindorët gjenden në pjesën e fundit të tabelës dhe aktualisht po lu.ftojnë për mbijetesën. Për të shpëtuar nga kjo krizë rezultatesh klubi kërkon ndihmën e tifozëve kuksianë. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Kukësi fton të gjithë tifozët të jenë të pranishëm në stadium ditën e premte për t’i dhënë forcën e duhur për të thyer Partizanin.

“Të premten rikthehemi në Kukës për ndeshjen e javës së 23 e Abissnet Superiore. Skuadra jonë do të përballet me Partizanin dhe prezenca juaj në stadium, do të ishte një shtysë e madhe dhe forcë për ekipin. Momenti i vështirë që skuadra po kalon, mund të lihet pas vetëm me mbështetjen tuaj. Të premten, ora 13:00 ju presim në “Kukës Arena”“, ka bërë thirrje klubi Kukësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online