“Reja bëri maksimumin me atë skuadër”, Tremexani lë të hapur derën për Shqipërinë: Do ishte ëndërr ta drejtoja atë ekip

Paolo Tramexani ka dhënë një intervistë për “Tribalfootball.com”, ku tema e diskutimit ishte Kombëtarja shqiptare. Krahu i djathtë i De Biazit në suksesin historik të kuqezinjve, mbërritja në Euro 2016, ka besim se brezi i talentuar i lojtarëve do e ngrejë ekipin gjithnjë e më lart. Sa i përket Silvinjos, Tramexani shprehet se i beson zgjedhjeve të Dukës, por nuk lë pa vlerësuar edhe punën që Reja bëri gjatë kohës që qendroi në stolin e Kombëtares shqiptare. Në fund, trajneri italian lë të hapur mundësinë që një ditë të jetë ai në krye të kuqezinjve. Ashtu siç shprehet edhe ai vetë, do të ishte një ëndërr e bërë realitet për të.

Broja, Asllani dhe Kumbulla: “Këta emra konfirmojnë atë që unë e kam thënë prej kohësh. Ata luajnë në ekipe të rëndësishme, janë lojtarë të rinj dhe mendoj se në të ardhmen këta futbollistë dhe ky ekip kombëtar mund të përmirësohen gjithnjë e më shumë“.

Silvinjo dhe Reja: “Nuk dua të hyj në detaje për sa i përket zgjedhjes, por kam shumë besim te  Armand Duka, presidenti i FSHF-së, dhe jam i sigurt që ai ka bërë zgjedhjen e duhur si gjithmonë. Për mua, Edi Reja bëri një punë të shkëlqyer. Ai i shtoi qendrueshmëri atij ekipi dhe luajti disa ndeshje të bukura. Kam shumë respekt për të, gjithashtu për faktin se ka qenë trajneri im kur kam qenë lojtar. Për mua, ai ka bërë maksimumin që mund të bënte me atë ekip”.

Dëshira për të drejtuar Kombëtaren shqiptare: “Do të tregohem i sinqertë dhe do të them se nuk më erdhi asnjë ofertë, por shpresoj që në të ardhmen të kem një shans të tillë. Të trajnoj atë skuadrës është ëndrra ime“, ka thënë Paolo Tramexani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online