Tragjedia e Xhenovas, ku një urë u shemb duke marrë dhjetëra jetë njerëzish, ka detyruar futbollin të ndalet.
Liga italiane e futbollit ka vendosur që ndeshjet e javës së parë, Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Xhenoa, të shtyhen për një datë të pacaktuar.
Ishin Samp dhe Xhenoa që kërkuan shtyrjen e ndeshjeve të së dielës dhe Liga aprovoi kërkesën, pas konsultimit me Fiorentinën dhe Milanin, që ishin dakord.
Në Xhenova situata ka qenë kaotike ditët e fundit, pas rrëzimit të urës që bashkon dy autostrada gjigante në Itali.
Në ditët e ardhshme Liga do të njoftojë për datat e reja të dy ndeshjeve të shtyra.