Tragjedia në Shqipëri, reagon edhe Duka: Të gjithë jemi prekur nga tërmeti, e kalojmë së bashku

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Shqipëri, ndërsa orë pas ore shtohen edhe viktimat nga tërmeti i rënë në mesnatën e djeshme. Shumë njerëz kanë mbetur ende në rrënoja, ndërsa nuk dihet fati i tyre nëse i kanë mbijetuar këtij shkatërrimi.

Pikërisht për këtë temë ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, numri një i futbollit në Shqipëri ka shprehur solidarizimin për njerëzit e lënduar dhe dhimbjen e tij për ata që kanë ndërruar jetë.

“Të gjithë jemi prekur fizikisht apo shpirtërisht nga ky tërmet shkatërrimtar! Dhimbja jonë e madhe shkon për ata që humbën jetën, ndërsa solidarizohemi me të lënduarit dhe familjet e tyre. Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët, le ta kalojmë këtë ditë të vështirë sëbashku”, shkruan Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online