Tragjedi te klubi i Superligës turke, shuhet futbollisti i kombëtares çeke!

Tragjedi e rëndë në Turqi. Mbrëmjen e kaluar, një minibus që kishte në bord shtatë lojtarë të ekipit të Superligës turke, Alaniaspor ka pësuar një aksident tragjik, ku ka ndërruar jetë futbollisti Josef Sural.
Lojtari, i cili ishte dhe pjesë e kombëtares çeke është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por plagët e marra kanë qenë të rënda dhe 28-vjeçari ka ndërruar jetë. Gjithashtu, në minibus ishin dhe lojtarë të tjerë, por për momentin janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas asaj që ka thënë dhe presidenti i klubit, duket se aksidenti ka ardhur si pasojë e përgjumjes së shoferit. Futbollistët po ktheheshin në Alania, pas transfertës që kishin ndaj Kajserispor me një minibus të marrë me qira. Një ngjarje e rëndë që futbollin e vendos në plan të dytë për momentin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *