Tragjedi në ndeshjen ku la gjurmën e tij edhe Sokol Cikalleshi, tifozi humb jetën nga emocionet e tepërta të ndeshjes

Ndeshja mes Trabzonspor dhe Konyaspor ishte shumë vendimtare sa i përket titullit kampion. Dy vendet e para të elitës së futbollit turk po përballeshin me njëra-tjetrën, teksa Koniaspori kërkonte që të ngushtonte diferencën me Trabzonsporin.

Në fund, vendasit fituan me shifrat 2-1, teksa goli i vetëm për Koniasporin u realizua nga Sokol Cikalleshi me silurën e tij. Por në fund, Trabzonspori ka një humbje të madhe nga shkallët e stadium. Në media është raportuar se një tifoz i Trabzonspor ka humbur jetën nga emocionet e mëdha të përjetuara gjatë ndeshjes duke pësuar iinfarkt.

Mjekët dhe një ambulancë e transferuan menjëherë në spital, por fatkeqësisht tifozi ndërroi jetë. Lajmi tragjik u konfirmua nga vetë Trabzonspori. “Tifozi ynë, Eyup Yusuf, i cili u dërgua në spital pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së tij dhe tifozëve tanë”, tha klubi turk. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *