Një sherr në qytetin e Laçit një ditë më parë ka pasur për pasojë vrasjen e dy personave, Mikel dhe Jon Jushi. I pari, 30 vjeç, ka qenë futbollist dhe ka provuar të luajë edhe në Superiore me Laçin dhe Kastriotin.
Gjithashtu ai është aktivizuar edhe me Mamurrasin në Kategorinë e Parë. Jushi prej disa vitesh ishte shkëputur nga futbolli i luajtur dhe tashmë ndahet tragjikisht edhe nga jeta.
Ai nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe gjatë transportit për në spital në Tiranë ka gjetur vdekjen. Një humbje e madhe për familjen dhe të afërmit e tij, që po përjetojnë momente shumë të vështira pas kësaj tragjedie.