Tragjedi në Indonezi, portieri i kombëtares vdes në fushë

Klubi indonezian Persela Lamongan, por edhe gjithë futbolli në Indonezi, është në zi, pas konfirmimit se portieri Çoirul Huda është ndarë nga jeta, si pasojë e një përplasjeje me një kundërshtar, në një ndeshje kampionati kundër Semen Padang.

Portieri 38-vjeçar (gjithë karrierën te Persela), një ndër lojtarët më të njohur në Indonezi dhe pjesë e kombëtares për shumë vite, u përpoq të largonte një top në zonë, kur u përplas me një lojtar kundërshtar dhe fillimisht po mbante fytyrën, mes dhimbjeve. Askush nuk mendoi më të keqen, por disa sekonda më vonë portieri humbi ndjenjat dhe mbeti i shtrirë në tokë, ndërsa transportimi me urgjencë në spital nuk e evitoi tragjedinë, me futbollistët e Perselas që morën lajmin e rëndë sapo mbaroi ndeshja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online