“Tradita e familjes, pilaf me fasule”! Jurgen Gjasula po “shijon pushimet”: Kur të lë futbollin bëhem trajner fitnesi

Jurgen Gjasula është pjesë e Magderburg në Gjermani, ndërsa vazhdimin e kulmit të karrierës ia ka kaluar vëllait të tij, Klausit. Pasi nuk duhet të harrojmë që vite më parë te Kombëtarja e Shqipërisë do të ishte Jurgeni, por që nuk do të bindte për të vazhduar me ftesat e kuqezinjëve.

Pastaj edhe karriera në klube ishte një tregues i qartë që gjërat nuk po shkonin mirë. Shumë më ndryshe nga Klausi, një shembull i qartë sesa larg mund të shkohet duke u ngjitur shkallë-shkallë. Në një intervistë të fundit për mediat gjermane, Jurgen Gjasula tregon edhe “pushimet” në kohën e Koronavirusit, pasi është kthyer në familje.

“Fatmirësisht kam ardhur këtu ende në kohë, pasi sigurisht që do e kisha më të vështirë tani. Kam qenë me prindërit për një kohë të shkurtër, pasi zakonisht më duhej të jetoja larg për shkakun e klubeve. Nëna pëlqen shumë të gatuaj dhe unë duhet të përmbahem pak. Por ne kemi një traditë për pilaf me fasule. Më pëlqen që të ha edhe tani. Kur të lë futbollin mund të bëhem edhe trajner fitnesi, por kjo do të kërkojë kohë, pasi më ka marrë malli për topin. Klausi nuk është këtu pasi kishte një rast atje te klubi i tij pozitiv me Koronavirus dhe duhej të qendronte për dy javë në karantinë”, tha Jurgen Gjasula. /Sport Ekspres/